Mohoi vrasjen e biznesmenit në Shëngjin/ Portugezi Saraiva bën kërkesën e papritur, përkthyesja shtyn seancën

Rreth 2 muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u rikthye në Gjykatën e Lezhës. I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkese të avokatit mbrojtës kërkon lirinë.

Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Gjykata e Lezhës, me një vendimin të datës 26 prill të vitit të shkuar, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Saraivën, i cili dyshohet si ekzekutori, për Edmond Haxhia, në rolin e porositësit por edhe për britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, të cilët rezultojnë në rolin e vëzhguesve ditën e ngjarjes. Këta persona tashmë të arrestuar në Britaninë e Madhe, dyshohen për veprën penale, “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ekzekutimi i Nikulajt, pasoi dy vrasje të tjera, ngjarje këto ende pa autor, ku në korrik të këtij të vitit të shkuar u vra Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet për këtë ngjarje është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku gjithçka nisi në vitin në vitin 1996, pas ekzekutimit të vëllait të Ardian Nikulajt, për pagesën në një pikë karburanti.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com