Modelja Cassia Carter është përballur me një incident të sikletshëm në sfilatën e fundit të “Lutz Huelle” që u mbajt në Paris. Në prezantimin final ajo është rrëzuar. Siç shihet edhe në videon më poshtë, kolegët e saj dhe publiku bënë të pamundurën për ta ndihmuar dhe për të treguar se kjo është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo.
Videoja po qarkullon kudo, ndërsa ky nuk është i vetmi incident që ndodh në sfilatat e modës. Modelet përballen me situatat të tilla të sikletshme, saherë u duhet të veshin këpucë me takë të lartë, ose formë të çuditshme dhe të parrehatshme.