Një grua suedeze ka hapur zemrën me ndjekësit e saj dhe thotë se meshkujt janë shumë të frikësuar që të dalin me të për shkak se pamjes së saj… të bukur.
Bëhet fjalë për modelen Amber Johanssen. Ajo pretendon se nuk ka qenë në një takim me një mashkull dhe nuk ka kryer marrëdhënie seksuale prej 2 vitesh pasi po vuan për të gjetur burrin e duhur dhe beson se kjo ndodh për shkak të bukurisë së saj dhe suksesit që ka në jetë.
Pavarësisht se në rrjetet sociale njerëzit vrapojnë ta ngacmojnë, duket se në jetën reale situata është ndryshe. tashmë ajo është më e bindur se kurrë për të gjetur njeriun e duhur dhe për t’i dhënë fund pritjes së gjatë 2-vjeçare për të dalë në një takim.
“Meshkujt më kanë thënë që nuk më marrin seriozisht dhe që vihen në siklet kur qëndrojnë me mua. Kam provuar që të komunikoj me aplikacione takimesh, por djemtë mendojnë se është llogari false ose gjejnë përmbajtje të mia seksi që kam online dhe kjo e bën të sikletshme situatën. Më duket sikur ata në fakt duan të më çojnë në shtrat sesa të njohin në të vërtetë se kush jam unë”, tha modelja.
Ajo mund të jetë me të vërtetë nga Suedia, por në fakt deklaron se pëlqen më së shumti britanikët. Amber ka një llogari në rrjetet sociale me 500 mijë ndjekës.