Modelja diagnostikohet me kancer: Mundësi për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës

Modelja italiane, Bianca Balti është diagnostikuar me kancer në vezore. Lajmin e ka dhënë vetë 40-vjeçarja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi dhe pamje nga vizita e fundit në spital.

“Të dielën e kaluar u kontrollova dhe zbulova se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3C”, e nisi ajo mbishkrimin e postimit.

Më tej, modelja tha se pasi e ka marrë vesh diagnozën ka përjetuar momente plot dhimbje, megjithatë ajo shton se kjo javë ka qenë plot shpresë, ku ka marrë shumë dashuri e të qeshura.

“Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por më së shumti dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. Shikoni këto foto për ta vërtetuar. Kam një rrugë të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë për veten time e të dashurit e mi (vajzat e mi janë në krye të listës)”, shkruan ajo.

Balti përfundoi postimin e saj me fjalët: Jeta ndodh; jepni një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një mundësi për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com