Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.
Mësohet se të plagosurit janë babë e bir. 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.
I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”. Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.
Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.