Mitingu i Berishës nga dritarja banesës, Mërtiri: Protestat bëhen kundër SPAK dhe vetë opozitës…!

Analisti Ergys Mërtiri në një studio televizive foli për situatën politike në Partinë Demokratike dhe mitingun e ish-kryeministrit Sali Berisha për vulën e PD-së.

Ai u shpreh se protestat që nuk vënë në siklet kryeministrin Edi Rama, lodhin mbështetësit, ndërsa shtoi se qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, pasi e di që nuk e bën dot.

Më tej ai tha se Berisha organizon protesta kundër SPAK dhe vetë opozitës.

“Këto lloj protestash nuk i bëjnë asgjë Ramës. Thjesht lodh ndjekësit e tu dhe krijon rritje të mosbesimit. Protestat bëhen kundër SPAK dhe vetë opozitës.

Qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, se e di që nuk e bën dot. Fjalimi i sotshëm i Berishës nga ballkoni ishte kryekëput për SPAK. Ajo protestë ishte për të prodhuar alibinë që SPAK po dënon liderin e opozitës.”, tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com