Misteri në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa.

Mediat kanë siguruar fotografinë e të dashurit të vajzës, shtetasit Joni Sadikaj, i cili është shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen.

Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Në atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë një vit më parë ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia për ngjarjen në Astir ka shpallur në kërkim veç Sadikajt edhe 3 djem të tjerë, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë. Mësohet se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar blutë. Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vajzave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com