Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se i ati i saj u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Mylopotamos pak ditë më parë.
Deri më tani hetimi nuk ka konstatuar nëse të dy rastet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse po, në çfarë mënyre.
Rasti i abuzimit të vazhdueshëm ndaj vajzës ka nisur të zbardhet disa muaj më parë, kur është bërë një denoncim anonim dhe tashmë është ngritur një dosje për 12 persona. Sipas informacioneve të deritanishme, hetimet për rastin janë ende në vijim dhe priten zhvillime të reja.
Po ashtu bëhet e ditur se babai i vajzës u gjet i vdekur në makinën e tij, pasi kishte thithur gaz të lëngshëm dhe gjithçka çon në përfundimin se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Sipas informacioneve të deritanishme, ai nuk ka lënë shpjegim për arsyet që e kanë çuar atje, ndërsa në rastin e fëmijës nuk ka pasur asnjë përfshirje të tij.
Policia tani po “lexon” rastin e vajzës së bashku me atë të babait për të parë nëse ata janë të lidhur në ndonjë mënyrë dhe ndoshta nëse babai ka vrarë veten pasi ka mësuar se çfarë po ndodhte me fëmijën e tij. Tmerri i vajzës 14-vjeçare që kishte qenë viktimë e përdhunimit dhe abuzimit seksual në Rethymno të Kretës, nisi të shpalosej nga një ankesë anonime.
Sipas një njoftimi lidhur me këtë organizatë, ankesa për vuajtjet e vajzës është bërë në verën e vitit 2023 nga një person që ka dashur të mbetet anonim. Ankesa i referohej shfrytëzimit dhe abuzimit të vazhdueshëm seksual të një të mitureje nga zona më e gjerë malore në brendësi të Rethymnon, ku dyshohet se ishin përfshirë burra të rritur, të huaj dhe vendas./m.j