Misteri/ Ish-polici i burgjeve u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasi u fut në shtëpi nga dera e pasme, kush e tradhtoi Gentjan Bejtjan?

Gentjan Bejtja, është ekzekutuar pasditen e sotme (15 mars) me breshëri automatiku pranë banesës së tij në fshatin Lrushk.

Mësohet se i ka hyrë nga pjesa e pasme e banesës, një tentativë kjo për të shmangur një atentat të mundshëm, por ka qenë pikërisht ky moment kur autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Prej atentatit të vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas, ky i fundit nuk kishte qëndruar në banesë, por dyshohet se fshihej në zonën e Lezhës derisa ditën ka vendosur të rikthehet.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ka dyshime të forta që Bejtja mund të jetë tradhtuar nga persona të afërt me të, për sa kohë vrasësit e kanë ditur me saktësi se kur do të kthehej në banesë dhe për pasojë kanë vendosur ta eliminojnë.

Duke qenë një person i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, por asnjëherë i dënuar për shkak të mungesës së provave. Për këtë arsye, para hetuesve ka shumë pista hetimore, çka vështirëson përpjekjet për zbardhjen e krimit, raporton Neës24.

I konsideruar si një personazh kontrovers, Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.

Gjithashtu, ka pasur dyshime të forta edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore dhe ka qenë ndër të fundit që ka biseduar me të para se të vritet rreth dy vite më parë.

Ndërkaq, Bejtja është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motiv hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com