Misteri i vdekjes së bashkëshortit të eurodeputetes: Në makinë gjendet një gjurmë gishti. Familja insiston në vrasje

Hetimet për vdekjen e Angelo Onoratos janë në një fazë të rëndësishme dhe hetuesit shprehen tejet të rezervuar. Rezultatet e autopsisë së Mjekësisë Ligjore në Palermo nuk flasin për shenja dhune në trupin e arkitektit 56-vjeçar. Përveç asaj të bërë nga fasheta e bardhë plastike rreth fytit. Po ashtu, janë marrë kamionët e nevojshëm për të përcaktuar nëse ishte ose jo nën efektin e qetësuesve. Por për përgjigjet do të duhen 90 ditë.

Fashikulli i hapur nga prokuroria është për vrasje, shkruan ANSA, por pista e vetëvrasjes mbetet kryesorja. Hetuesit vijojnë të marrin në pyetje të afërm e miq të sipërmarrësit, i cili u gjet i vdekur të shtunën, me një fashetë të shtrënguar rreth fytit brenda makinës së tij Range Rover. Makina ishte e parkuar përgjatë rrugës paralele me autostradën Palermo-Mazara del Vallo.

Trupin e zbuloi bashkëshortja e tij, europarlamentarja Francesca Donata dhe vajza Carolina, që mbërritën te makina e parkuar krah trotuarit nëpërmjet GPS-së.

Policia shkencore në vendin ku u gjet i vdekur aktitekti Angelo Onorato
Policia shkencore në vendin ku u gjet i vdekur aktitekti Angelo Onorato

Nga kontrolli i kryer në makinën e arkitektit, rezulton që në brendësi të saj është jetë gjetur një shenjë gishti. Nëpërmjet analizave të sofistikuara, ekspertët po përpiqen të zbulojnë se kur është lënë kjo shenjë. I përket ditës kur u gjet i vdekur Onorato? Apo bëhet fjalë për një shenjë të vjetër, e për pasojë nuk ka asnjë lidhje me vdekjen sipërmarrësit? I përket Onoratos apo dikujt tjetri? E nëse kështu, kujt?

Për vdekjen e 56-vjeçarit ka edhe elementë të tjerë të përftuar nga policia që janë referuar në prokurori. Si fasheta e dytë që u gjet përtokë krah derës së pasme të Range Rover-it, që policët e gjetën pak të hapur në momentin që mbërritën në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për derën nga ana e shoferit, ku Onorato ndodhej në timon, me këpucët thuajse të hequra dhe syzës e rëna në jakën e këmishës.

Makina e Angelo Onoratos, e cila u zbulua pasditen e 25 Majit në Palermo
Makina e Angelo Onoratos, e cila u zbulua pasditen e 25 Majit në Palermo

Por ka një element tjetër të rëndësishëm: duket se mbyllja e fashetës rreth fytit të sipërmarrësit, ishte anësore. Pikërisht në këtë detaj insiston edhe Nuccia Albano, përfaqësuesja e familjes së Onorato, me eksperiencë të gjatë si mjeke ligjore. Sipas saj, pozicioni i mbylljes së fashetës është vendimtare për të përcaktuar nëse Onorato është vrarë, siç pretendojnë familjarët e miqtë e tij, apo është vetëvrarë.

Sipas Albanos, nëse vërtetohet se mbyllja e fashetës ishte anësore, ose nga pas, nuk do të kishte dyshime: Onorato është vrarë. Familja ka ngarkuar avokatin Vincenzo Lo Re për të ndjekur hetimet dhe është e palëkundur: Angelo është vrarë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com