Agjencia hapësinore NASA po bën thirrje për vullnetarë që të marrin pjesë në misionin e saj të dytë CHAPEA. Dhe për misionin i cili pritet të fillojë në pranverën e vitit 2025 dhe thuhet të zgjasë 1 vit, do të përzgjedhen katër anëtarë ekuipazhi.
NASA po pranon aplikime në faqen e internetit CHAPEA nga tani deri më 2 prill. Megjithatë, agjencia ende nuk ka njoftuar publikisht se sa do të kompensohen pjesëmarrësit.
Misioni i simuluar në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, do të realizohet për të kuptuar se si mund të jetë jeta për eksploruesit e ardhshëm të planetit të kuq, ku mjedisi është i ashpër, dhe burimet e kufizuara.
Gjatë qëndrimit, të përzgjedhurit do të vendosen në një habitat 1,700 metra katrorë, brenda së cilit do të kryejnë detyra të ndryshme, ndër to edhe kultivimin e të mbjellurave.
Për t’u marrë në konsideratë, aplikantët duhet të jenë shtetas amerikan të moshës 30-55 vjeç, të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, të jenë të diplomuar në një fushë STEM, të kenë të paktën dy vite përvojë profesionale, dhe të paktën një mijë orë pilotim të një aeroplani.
CHAPEA 2 është i dyti nga tre misionet që NASA ka planifikuar t’i realizojë, i pari prej të cilave ka filluar më 25 qershor të vitit 2023.
🚀 NASA po kërkon vullnetarë për misionin e saj të dytë CHAPEA për të simuluar jetën në Mars! 🌌 Përvoja e jashtëzakonshme për eksplorim dhe kërkim shkencor! Aplikoni tani! 🪐 #NASA #SimulimMarsi