Ministria ruse e Mbrojtjes: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova i janë bashkuar Ukrainës, 171 prej tyre janë vrarë

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se 13 mijë mercenarë i janë bashkuar trupave ukrainase në luftë. Në një postim në rrjetin social ‘X’, ministria ruse thotë se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387. Ministria nuk ka ndarë të dhëna se nga i ka marrë këto shifra, ndërsa sipas të dhënave thuhet se 5962 mercenarë janë vrarë nga luftimet.

Ministria ruse ka ndarë një tabelë me vendet nga të cilat pretendon se mercenarët i janë bashkuar Ukrainës. Mes këtyre vendeve ka listuar edhe Shqipërinë me 192 mercenarë dhe 191 të tjerë nga Kosova. Sipas ministrisë ruse, 171 mercenarë shqiptarë janë vrarë në luftë, 87 nga Shqipëria dhe 84 nga Kosova.

Nga vendet e tjera të rajonit, sipas këtij postimi, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsejtë 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë. Edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar sipas të dhënave.

Polonia sipas shifrave të ndara nga ministria ruse është vendi nga i vili i janë bashkuar më shumë mercenarë Ukrainës, konkretisht 2960, nga të cilët 1497 të vrarë. Po ashtu, ministria ruse e mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, 491 të vrarë nga luftimet.

Edhe nga Kanadaja ministria ruse thotë se 1005 mercenarë i janë bashkuar Ukrainës, kurse janë vrarë 422. Britania e Madhe, sipas Rusisë, ka kontribuuar me 822 luftëtarë, kurse nga ta, 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com