Ministria e Shëndetësisë e Gazës raporton se 20,674 palestinezë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori.
Ministria tha gjithashtu se 250 palestinezë u vranë dhe 500 u plagosën vetëm në 24 orët e fundit, shkruan Al Jazeera.
Numri në total i të plagosurve ka shkuar në 54,536. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të hënë se lufta në Gaza nuk do të përfundojë së shpejti.
Netanyahu hodhi poshtë ato që ai i quajti spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të shpallë një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të intensifikojmë betejën në ditët në vijim. Lufta nuk do të përfundojë së shpejti”, theksoi ai.