Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Forcat tona janë afër shkatërrimit total të trupave ukrainase në Kursk

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë një përditësim mbi aktivitetin ushtarak në rajonin e saj jugor të Kurskut.

Sipas mediave të huaja, shefi i Shtabit Ushtarak të Moskës, Valery Gerasimov, i tha Vladimir Putinit dje se trupat ruse kishin rimarrë më shumë se 99% të territorit të pushtuar nga Ukraina në rajonin e Kurskut në një inkursion të nisur në gusht.

Në përditësimin e saj, Ministria e Mbrojtjes thotë se operacioni për të neutralizuar praninë e Ukrainës në Kursk është ende “në progres”, duke shtuar se forcat e Kievit humbën deri në 155 trupa në 24 orët para fillimit të “armëpushimit të Pashkëve” të shpallur nga Putin, shkruan A2 CNN.


Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes pretendon se Ukraina ka humbur më shumë se 75,325 trupa që nga fillimi i armiqësive në Kursk gushtin e kaluar, si dhe 411 tanke dhe 629 armë artilerie.

Pavarësisht premtimit dhe përpjekjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një marrëveshje armëpushimi ende nuk është arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *