Ministria e Jashtme: Lehtësohet lëvizja nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA-ve edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Vendimi e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com