Ministri Vengu vizitë në komandon e NATO-s: Morëm vlerësime maksimale

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, nënvizon se ka patur një ndërveprim të shkëlqyer në Komandën e NATO-s për Transformim (ACT) dhe Komandën e Bashkuar të Aleancës në Norfolk, Virginia.

Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se me Admiral Vandier diskutuam mbi rëndësinë e procesit të transformimit strategjik të NATO-s për të përballuar rreziqet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme.

“Inovacioni, mbrojtja kibernetike, kompleksi i bazës industriale dhe procesi i planifikimit të kapaciteteve të mbrojtjes ishin tema me interes të veçantë për vendin tonë, veçanërisht në këtë periudhë intensive të miratimit të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2025”- nënvizon Vengu.

Vengu bën më dije se me Admiral Perry, vlerësova gjithashtu rolin e Komandës së Bashkuar të Norfolk-ut në arkitekturën gjeografike për sigurinë e linjave të komunikimit në Atlantik.

“Zhdërvjelltësia e mobilitetit ushtarak, me impakt madhor në agjendën e shkurajimit dhe mbrojtjes së Aleancës, lidhet ngushtësisht me promovimin dhe investimet tona në kapacitete dhe infrastrukturë”- shkruan Vengu.

Ministri Vengu nënvizo se Shqipëria do të vijojë të mbështesë si politikisht strukturën komanduese të NATO-s, ashtu edhe me personel, për të cilët mora një vlerësim maksimal nga lidershipi i të dy komandave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com