Ministri shqiptar i Administratës në Mal të Zi: Tre të einjtë e dhunuar, s’janë trajtuar mirë nga institucionet shëndetësore

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, n në RTV Dukagjini, për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë të shtunën, ka thënë se kjo ngjarje është zbardhur deri në një masë.

“Deri më tani janë sjellë para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazez që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dukaj.

Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër.

Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në ndikim të drogave dhe alkoolit.

“Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar jo vetëm me policinë por dhe me prokurorinë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministër i Administratës Publike në Mal të Zi.

Sipas informacioneve që kam marrë, të rinjtë shqiptarë nuk janë trajtuar mirë në masë të duhur dhe kjo nuk është fare mirë. Unë kam biseduar dhe me ministrin e Shëndetësisë për këtë çështje dhe më ka premtuar se do të marrë masa ndaj institucioneve relevante, konkretisht institucioneve të Shëndetësisë”, ka thënë Dukaj.

Sipas raportimeve në media të rinjtë shqiptarë janë dhunuar pa arsye nga disa persona me veshje ushtarake.

Policia e Malit të Zi ka thënë se shkak i ngjarjes ka qenë një incident trafiku.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministrit i i Malit të Zi, Milojko Spajiq, i cili me anë të një postimi në platformën “X, ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë.

Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, ka shkruar Spajiq./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com