Një ministër izraelit ngriti mundësinë e hedhjes së një bombe atomike në Gaza. Por më vonë ai i tërhoqi fjalët e tij pas një reagimi të ashpër nga kryeministri Benyamin Netanyahu.
Në një intervistë, ministri për traditën hebraike, Amichai Eliahu, tha se një bombë bërthamore në Gaza “do të ishte një nga mundësitë”, edhe nëse jetët e 240 pengjeve izraelite do të ishin në rrezik sepse “luftërat kanë çmimin e tyre”.
“Fjalët e Eliahut janë skandaloze dhe jashtë realitetit”, u përgjigj Netanyahu. Eliahu sqaroi: “Ishte thjesht një metaforë”. Por ky arsyetim ishte i pamjaftueshëm për ta mbrojtur atë nga pasojat.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pezulluar për një periudhë të pacaktuar ministrin Amihai Eliyahu nga mbledhjet e kabinetit qeveritar, pasi në një intervistë ai e kishte përmendur përdorimin e bombës atomike në Gaza si “një opsion”.
Ministri në fjalë i përket partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit. Vendimi në lidhje me të është bërë i ditur nga kryeministria.
Ndërkohë, më herët, Presidenti amerikan, Joe Biden dhe këshilltarët e tij më të afërt po paralajmërojnë Izraelin se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizojë objektivat ushtarakë në Gaza për shkak të reagimit në mbarë botën rreth vuajtjeve të civilëve atje.
Pas kuintave, zyrtarët amerikanë gjithashtu besojnë se Izraeli e ka të kufizuar kohën në dispozicion për të realizuar objektivat e veta kundër Hamasit, para se reagimi ndërkombëtar për pasojat te civilët të arrijë kulmin.