Ministri i Mbrojtjes thirrje investitorëve shqiptarë: Hidhni sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes! Industria ushtarake…!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bëri thirrje investitorëve shqiptarë që të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi bëri apelin gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.

Poliçani prej vitesh nuk punon. Duam të hyjmë në tregun e industrive ushtarake, po kërkojmë investime. I bëj thirrje investitorëve edhe shqiptarë, të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes. Ne po kërkojmë investime, kemi bërë hapa serioze me MSPA për të hartuar një studim. Pjesa e madhe e makinerive nuk punon më.”, tha ministri Peleshi.

Ndër të tjera ai tha se “Lufta në Ukrainë është e ashpër ndaj një shteti të madh siRusia. Ukraina po lufton dhe heroizmi i tyre nuk mjafton nëse nduk do jetë i ndihmuar ushtarakisht. E keni dëgjuar çështjen e furnizimeve dhe kapaciteteve të kufizuara në disa vend et ë prodhimit të armëve. Ukraina ehte në kërkim të tregjeve të reja. Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka një industri ushtarake aktive. Në regjimin e kaluar kemi qenë të militarizuar.”/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com