Ministri i Jashtëm izraelit: Lufta kundër Hamasit është luftë edhe për botën e lirë

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen ka deklaruar se lufta kundër Hamasit nuk është vetëm një luftë e Izraelit, por edhe e botës së lirë.

Drejtuar eurodeputetëve në Bruksel, si theksoi se Izraeli nuk po Lufton vetëm lëvizjen islamike palestinëve, por edhe organizata të tjera të mbështetura nga Irani, të cilën e konsideron sponsor numër 1 të terrorizmit.

“Nuk është vetëm lufta e shtetit të Izraelit, është lufta e botës së lirë,” theksoi ai, duke shtuar se ajo duhet fituar “për t’u siguruar që Perëndimi nuk është i radhës në listë”, theksoi ai.

Më tej Cohen shprehet se 7 tetori ishte dita më e keqe për shtetin e Izraelit dhe popullin hebre që nga Holokausti”.

Ai gjithashtu kujtoi gjithashtu se nga 240 pengjet, rreth 30 janë nën 18-vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com