Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ka nisur sot në Tiranë turin e tij ballkanik për të diskutuar mbi zhvillimet rajonale e globale, si edhe marrëdhëniet dypalëshe.
Raportohet se në takimet e tij me zyrtarët shqiptarë, ministri Hakan ka në agjendë biseda me homologun Igli Hasani dhe kryeministrin Edi Rama.
Hakan do të takohet gjithashtu me biznesmenë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në Shqipëri.
Turqia u rendit si investitori i tretë më i madh në vend, pas Holandës dhe Italisë gjatë 9 muajve të parë të vitit 2023, duke krijuar një fluks investimesh në vlerën 126 milionë dollarë sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërmarrjet turke vazhdojnë të kryesojnë në sektorët financiarë, energjetikë, në industrinë nxjerrëse etj.
Pas Tiranës, në mbrëmje ministri Fidan do të transferohet nga Tirana në Sofje, Bullgari, dhe të mërkurën në Rumani.
/a.r