Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka cilësuar si “milici fashiste” sjelljen e deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit. Ai u shpreh para gazetarëve se e gjitha që po ndodh, ka të bëjë me raportin e Sali Berishës me drejtësinë.
“Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm.
E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë.
Ky nuk është dialog me ne. duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati i tij dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi.’- u shpreh Braçe.