Miku i Donald Trump futet në bordin drejtues të Meta-s

Meta ka njoftuar se Dana White, Presidenti dhe CEO i Ultimate Fighting Championship (UFC), është zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë, shkruan A2 CNN. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Meta synon të forcojë pozicionin e saj në fushat e inteligjencës artificiale dhe lidhjeve njerëzore.

Përveç White, në bordin e Metës janë zgjedhur edhe John Elkann, CEO i Exor, dhe Charlie Songhurst, një investitor teknologjie dhe ish-ekzekutiv i Microsoft-it. Elkann, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha investuese në Evropë, sjell një perspektivë globale dhe përvojë në inovacion dhe teknologji. Songhurst, me përvojën e tij në investime në mbi 500 startup-e globalisht, do të kontribuojë në zgjerimin e kapaciteteve të Metës në inteligjencën artificiale dhe produkte të reja.

Mark Zuckerberg, themeluesi dhe CEO i Metës, u shpreh: “Dana, John dhe Charlie do të sjellin një thellësi ekspertize dhe perspektive që do të na ndihmojë të përballojmë mundësitë e mëdha qw kemi përpara me inteligjencën artificiale dhe të ardhmen e lidhjeve njerëzore”.

Dana White ka udhëhequr UFC-në që nga viti 2001, duke e shndërruar atë në një nga organizatat më të njohura dhe me vlerë në botën e sportit, shkruan A2 CNN. Nën drejtimin e tij, UFC prodhon më shumë se 40 aktivitete të drejtpërdrejta çdo vit në disa nga arenat më prestigjioze në mbarë botën dhe transmetohet në mbi 170 vende. “Unë besoj shumë se rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale janë e ardhmja. Nuk ka asgjë që e dua më shumë sesa ndërtimi i markave, dhe pres me padurim të ndihmoj Meta-n të arrijë nivelin tjetër”.

Krahas suksesit të tij si udhëheqës i UFC-së, White ka qenë një mbështetës i hapur i Donald Trump. Ai ka folur shpeshherë publikisht për miqësinë e tij me ish-presidentin amerikan dhe për rolin që Trump ka luajtur në ndihmën e zhvillimit të UFC-së në vitet e para. White ka theksuar se Trump ishte një nga të parët që i dha mundësinë UFC-së të organizonte evente në pronat e tij, në një kohë kur shumë të tjerë e injoronin këtë sport. Përkrahja e tij për Trump është shfaqur edhe në fushatat zgjedhore, ku White ka marrë pjesë në tubimet e Trump dhe ka mbajtur fjalime në favor të tij.

Këto emërime vijnë në një moment kur Meta po përgatitet për mundësi të reja në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja. Me shtimin e këtyre anëtarëve të rinj, bordi i Meta-s tani përbëhet nga 13 drejtorë, duke përfshirë figura të njohura si Marc Andreessen dhe Tony Xu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com