Ilir Meta ka zbardhur detaje nga ndeshja e futbollit mes tij dhe Viktor Tushes e Salvador Kaçajt në Lezhë.
Sipas kreut të Partisë së Lirisë, ndeshja e djeshme është tregues shumë i rëndësishëm për suksesin e tij në politikë.
“Një tregues është ndeshja e djeshme ku Viktor Tushe me ekipin e tij edhe pse kishte arbitrin me vete, mezi doli barazim. Unë madje kisha zbatuar në ekip barazinë gjinore ku kisha edhe vajza shumë të mira” – tha Meta.
/a.r