Meta sulmon Ramën për shpopullimin dhe këshillon gratë e Partisë së Lirisë të bëjnë sa më shumë fëmijë

Gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë batuta me gratë, ku u tha se shpopullimi luftohet me vepra, duke nënkuptuar lindjen e më shumë fëmijëve.

Salla shpërtheu në të qeshura, ndërsa Meta iu drejtua Ada Spirues, duke i thënë se beson që nuk do ta lërë me një fëmijë, por do të lindje dhe të tjerë.

Meta gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për fuqizimin e grave, për mundësitë e arsimimit dhe kualifikimin të tyre, që të integrohen në mënyrë të drejtë dhe të kenë mundësi për vende pune të mirë paguara

“Erisa na dha një shembull. Para 20 vite babai nuk ishte në favor të pjesëmarrjes së saj në politikë, ndërsa nëna ishte. Të duartrokasim nënën e Erisës, se imagjinoni mos ta kishin në Partinë e Lirisë.

 Erisa është një politikane aktive e suksesshme, por dhe një nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, siç është edhe Silva, siç është edhe Ada. Ada është nënë e një fëmije, por t’i s’do ta lësh me një se ne nuk e luftojmë shpopullimin me fjalë, por me vepra.

Gratë për hir të karrierës ndonjëherë nuk duhet të mos na ndihmojnë të luftojmë shpopullimin dhe ne t’i ndihmojmë me politika.

 Ne do të bëjmë gjithçka për fuqizimin e grave, për mundësitë e arsimimit dhe kualifikimin të tyre, që të integrohen në mënyrë të drejtë dhe të kenë mundësi për vende pune të mire paguara. Do të bëjmë çdo gjë për promovimin e modeleve të duhura”, tha Meta./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com