Meta: Shqiptarët dhe grekët krah njëri-tjetrit, të punojmë për të ardhmen e përbashkët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zhvillohen më tej. Pasi mori pjesë në Festën Kombëtare të Greqisë, Meta është shprehur se shqiptarët dhe grekët duhet të jetojnë dhe të punojnë së bashku për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian.

Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, me ftesë të Ambasadores, Konstantina Kamitsi.

Forcimi i marrëdhënieve shumë të mira dhe tradicionale, partneriteti strategjik mes dy vendeve, si dhe pasurimi i raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, duhet të zhvillohen më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta.

Ambasadorja Kamitsi mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendit tonë.

Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com