Meta, politikë ditën e Bajramit: T’u kthehen pronat komuniteteve fetare

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman, ku uroi festën e Fitër Bajramit.

Në një dalje për mediat, pas urimit për besimtarët mysliman Meta bëri thirrje që të zgjidhjet problemi i kthimit të pronave të komuniteteve fetare.

“Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed: ‘Të nxitojmë për punë të mira, se pa sakrifica nuk ka begati’. Të bëjmë sakrificat dhe të nxitojmë për punë të mira. Ju shpërblefshin të gjitha sakrificat atyre që kanë agjëruar. Paqe dhe begati në familjet shqiptare”, uroi Meta.

Ndaj shtoi ai, “do të kemi dhe më shumë mbarësi nëse do t’i japim një herë e përgjithmonë zgjidhje çështjes së pronave të komuniteteve fetare”.

“Që prej vitit të parë në krye të Presidencës, duke parë dhe raportet e ndërkombëtarëve për çështjet e lirisë fetare që përsërisnin moskthimin e pronave tyre, të marra nga komunizmi apo të bllokuara nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga Ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje”, theksoi Meta.

Meta ka rikujtuar se në një kohë rekord, në pak muaj, në kohën që ishte kryeministër, u kthyen shumë nga këto prona.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com