Analisti Arben Meçe foli për zgjedhjet dhe marrëdhëniet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL Ilir Meta.
Ai u shpreh se Meta nuk është një person që nuk ka treguar stabilitet, dhe kjo sipas tij mund të jetë një dilemë për ish-kryeministrin Berisha.
“Meta nuk ka parti, nuk fiton asnjë deputet nëse del i vetëm në zgjedhje. Ai është bërë një nga shërbëtorët më të zellshëm të Berishës. Lidhjet e tij me Berishën janë shumë të thella.
Ilir Meta-Berisha është lidhje e ngushtë dhe e shohin veten në llogore për të mbijetuar së bashku. Logjika është që këto do të jenë në një llogore bashkë.
Çështja është që Meta nuk është mirëpritur nga elektorati i Berishës. Gjithë kjo lojë nuk bëhet është sepse ky do të jetë në listën e Berishës.
Interesi i të gjithë këtyre është që të futen nën ombrellën e Berishës. Them që në takimin që ka bërë sot Meta nuk ka marrë garanci”, tha Meçe në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News.
Më tej ai nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha në 30 vite në politikë, “ka zhdukur” të gjithë ata që i kanë dalë kundër.
“Berisha mund të them që listën e ka të konsoliduar dhe luftën e tij politike ta bëjë me ata aleatë që i duhen për numra, strukturë politike”, tha ai.