Meta: Gjatë fushatës më kanë rrëmbyer djalin 17 vjeç, në Fier i ranë çunit me lopata në kurriz

I ftuar në studion e “Opinion” në TvKlan, Ilir Meta ka folur lidhur me mandatet e fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.

Meta ka rrëfyer se gjatë fushatës i kanë rrëmbyer dhe dhunuar djalin 17-vjeçar në Berat dhe Fier.

Sipas tij në Fier djali është dhunuar me lopata në kurriz, ndërsa në Berat djali është rrëmbyer nga bandat e këtij qyteti.

Pjesë nga diskutimi:

Meta: Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan.

Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica.

Fevziu: Dhe ju ja dhuruat Edi Ramës

Meta: Jo ja dhuruan ata jo unë./opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com