Meta fushatë nga qelia: Koha për një zë të fortë në Kuvend që mbron Myzeqenë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar ditën e sotme një status në rrjet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të Qarkut të Fierit të mbështesin kandidatin Arben Çuko në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Meta kritikon qëndrimin e qeverisë ndaj bujqësisë dhe thekson rëndësinë e një përfaqësimi dinjitoz në Parlament.

Nëpërmjet postimit ai ftoi qytetarët që të votojnë për një alternativë që synon zhvillimin dhe mirëqenien e zonës.


Statusi i Ilir Metës

Është kënaqësi e vecantë për mua që të mbështes fort Z.Arben Çuko, kandidatin tonë dinjitoz për Qarkun e Fierit.
Si djalë myzeqar, Arbeni jeton atje dhe është i pandarë nga komuniteti.
Myzeqeja, ky hambar i bujqësisë shqiptare, vuan vështirësi të mëdha nga përbuzja e qeverisë, që jo vetëm nuk subvencionon fermerët, por plaçkit edhe fondet e Europës për bujqësinë.
Jam shumë i bindur se Arben Çuko do të jetë zëri i fermerëve, të cilëve ai u qëndron pranë.
Në Programin e opozitës për Shqipërinë Madhështore, fondet për subvencionet e fermerëve do të shumëfishohen duke begatuar familjet e tyre dhe ekonominë e vendit.
Suksese dhe fitore Arben Çukos, myzeqarit të përkushtuar, veprimtarit politik serioz dhe të vendosur, që ka lidhur jetën me Qarkun e Fierit, i cili meriton të përfaqësohet në Kuvendin e Ri të Shqipërise me të tillë qytetarë të respektuar!

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO Arben Cuko, deputet në Qarkun Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com