Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat zbuloi se ka takuar Flamur Nokën e Partisë Demokratike.
Meta u shpreh se takimin e ka zhvilluar dje dhe shtoi se ka biseduar me të për koordinimin e veprimit opozitar.
“Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025″, deklaroi Meta.
“Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara. Apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narkoshtetit”, shtoi Presidenti i PL.
/a.r