Muaji gusht dhe ky fillim shtatori është shënjuar me ngjarje të rënda kriminale nga veriu në jug. Avokati Romeo Kara dhe eksperti i sigurisë Faik Basha dhanë analizën e tyre në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn në Report Tv.
Avokati Kara e sheh problematikën e krimit tek politika, pasi këto të dyja sipas tij janë bërë bashkë. Për të kriminelët më të rrezikshëm janë politikanët.
‘Shkaktari është establishËshtë njësuar krimi me politikën. Për turpin tonë kemi lejuar kriminel ordiner që kanë vajtur deri në komisionet e sigurisë. Ne kemi informacionet e sakta që janë prokuroritë dhe kupolë të policisë të lidhur me krimin dhe janë vetë kriminel që punojnë me orë të plota në krim. Kemi gjykatës biznesmen deri në bankierë. Dhe mendoj se është një numër jo i vogël që ka informacion. Bëj thirrje publike SPAK kushdo që ju pengon operacionet arrestojeni, përballeni me ligjin. Qofshin edhe nga BKH, qofshin edhe nga eprorët e tyre, të përballen me ligjin. Duhet të fillojmë ofensivë ndaj krimit. Duke filluar me SPAK. I bëj thirrje publike, po të isha në vendin e tij nuk do lejoja asnjë që të pengonte realizimin e operacioneve dhe të drejtën e SPAK.’
Ndërsa Faik Basha bëri një përshkrim të gjendjes së rëndë të krimit në vend, duke shkuar më tej tek përhapja e bandave dhe mafias shqiptare në Itali, Belgjikë apo Amerika Latine.
‘Kemi situatë të rëndë të krimit. Grupet kriminale nuk janë goditur, nuk janë sulmuar, nuk është treguar seriozitet për t’i luftuar duke filluar nga Shkodra deri në Vlorë. aktivitetet e grupeve kriminale, nuk është luftë serioze duke shoqëruar asnjë nga kriminelët. Kurrë nuk është zhdukur krimi në Shqipëri. Dënimet apo shoqërimet më shumë ka qenë amnistues, për disa nga veprat. Kurrë nuk janë dënuar për atë krim dhe dëm që kanë kryer. Mendoj se kërkesa ndaj SPAK ku ka dhe prokuror të ndershëm dhe kanë kryer edhe më parë detyrën, ka dhe prokurorë që lënë për të dëshiruar.
Zonat më shumë aktivitet fushë Krujë, Mamurras, Laçi, Elbasani, Tirana, Fier Lushnje dhe Vlorë. lufta ndaj këtyre organizatave nuk është bërë sa duhet. Krimi, bandat dhe individë janë fuqizuar aq shumë dhe kanë pushtuar në Itali, Francë, Belgjikë deri në Amerikë Latine. Nuk është fryrje, është realitet i hidhur. Kryesisht prokurët italian, belg i cilësojnë grupet shqiptare si nga më të dhunshmet. Ajo që i dallon grupet shqiptare, është dhuna me të cilën e kryejnë aktivitetin. Janë të fuqishëm nga ana ekonomike, investimet i kryejnë në vendin e lindjes ku kanë filluar aktivitetin. Vështirësia më e madhe e prokurorëve italianë, është përfshirja e mafies me politikën shqiptare me biznesin. Kemi të bëjmë me struktura dhe grupe të krimit që janë bërë të fuqishme dhe nuk është bërë goditje.’
Më tej Kara theksoi edhe një herë se banda më e madhe është në parlament dhe SPAK duhet të fillojë seriozisht të merret me ta.
‘Krimi ordiner po shtohet duke parë peshkun që qelbet nga koka, bandat më të rrezikshme janë në politikë, nëse nuk ka rend, që polici të ketë frikë nga polici kur shkel ligjin. Këtu polici bëhet ortak me policin për të shkel ligjin. I kemi dyzuar njerëzit. Jetojnë me një këmbë këtu e një këmbë atje. Në vitet 90 e pamë shtetin armik, kjo anarshi bëhet që krimi. Nëse ne nuk kuptojmë që kështu nuk vazhdojmë më, duhen ndryshuar parametrat. Kush janë shkaktarët real të kësaj gjendje në Shqipëri? Thotë Faiku në Maminas, Durrës. Unë po them banda më e madhe është në parlament, vazhdojnë ministritë, bashkitë! Vijojmë tek resortet ku kanë bërë vilat këto sojsëzat që erdhën me brekë nga fshati dhe janë bërë miliarderë.
Po bëjnë teatër me ne dhe po i durojmë. Këta janë koka e krimit. Këta kriminelë këta të fortët e fshatit për 24 orë neutralizohen. Por janë këta në parlament, dhe e bëjnë çiçin në brekë kur i merr një kriminel në telefon. Një pjesë e tyre janë peng. Peshku qelbet nga koka, nuk vazhdohet kështu. SPAK po nuk mbaroi punë me të gjithë kryeministrat, ministrat, SPAK nuk do bëjë gjë. Po të isha atje do kisha marrë nga 30 40 në ditë. I kanë bërë zullumet. Mjafton pasuria. Duke nisur nga Sali Berisha, Ilir Meta, vazhdo me Ramën e me të gjithë na morën 34 vite. Pajtohen për ta shqyer Shqipërinë bashkë. Disa një nga më idiotë se tjetri na i çojnë në parlament. Na ofendojnë duke i çuar në Shqipëri. Pse më këtu katandisemi ne, ti japim hesap kriminelëve. Janë rraqet e politikës që na pengojnë. Këta dhe kur i zënë hallet nuk shkojnë tek policia, shkojnë tek kriminelët. Vetëm në datëlindjen e Ilir Metës kur bëri 45 vjetorin ishte 85% e ajkës së krimit e ftuar”
/a.r