Një mesazh i shkruar në murin e kasolles ku u varros Pëllumb Meta e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë në Durrës.
Mesazhi që është shfaqur pasi trupi i viktimës është larguar nga vendi ku ishte varrosur është një nga elementët shtesë që po hetohet.
“Eni milioner – 1 milion dollarë”, është mesazhi i shkruar me spraj në mur. Mendohet se ai i referohet djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, i cili shkurt thërritet Eni.
Krahas mesazhit, verifikime po kryhen edhe lidhur me një furgon që ndodhej në oborrin e shtëpisë së familjes Meta dhe një skaf.
Dyshohet se mesazhi ka lidhje me planet për shitjen e tokës që familja Meta ka në zotërim, për të cilën ka pasur dhe debate me familjarëve.
/f.s