Mesazhet mashtruese në Iphone/ Apeli i Policisë: Mos klikoni, ju vjedhin të dhënat

“Ne jemi një kompani e përbashkët e energjisë celululare. Fitoni para lehtësisht duke ricikluar dhe dhënë me qira. Ju duhet vetëm një cëlular për të punuar dhe të ardhura të qëndrueshme nga 35-1000 dollarë në ditë janë të garantuara. Nëse jeni të interesuar, ju lutem kontaktoni në adresën e mëposhtme.”

Një mesazh i tillë dhe të tjerë të ngjashëm kanë mbërritur në celularët e qytetarëve shqiptarë ditet e fundit. Përmes këtyre mesazheve qytetarëve u premtohen shuma të konsiderueshme parash, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit te tyre celular. Gjithashtu dërguesit e ketyre mesazheve kanë perdorur emrat e institicioneve shqiptare. Policia e shtetit ka nisur hetimin, por si duhet të veprojnë qytetaret?

“Qytetarët nuk duhet ta plotësojnë formularin në mesazhet që u ka ardhur dhe duhet të bëjmë kallëzim menjëherë në polici. Nëse e plotëson formularin në një faqe të tillë, ia ke dhënë vetë të dhënat. Nuk duhen plotësuar të dhënat. Qytetarët që e kanë klikuar, apo plotësuar formualirn, pra që kanë klikuar diçka që nuk është faqja zyrtare e një institucionit duhet të ndryshojnë fjalëkalimet që kanë në rrjetet sociale, apo email.”

Për shefin e sektorit të krimit kibernetik në drejtorinë e policisë së Tiranës është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë mashtrimi, apo vetëm vjedhje të dhënash personale.

“Janë disa mesazhe që kërkonin të plotësonin të dhëna dhe iu premtohen para. Por ende nuk e dimë si është rruga për të ardhur këto para. Ideja është që të arrijmë të kuptojmë është një fishing në gjuhën e tyre, apo është dicka tjetër. Deri tani janë kërkuar gjeneralitete aplikantësh, emër, mbiemër.”

Mesazhet e dërguara janë dy lloje, por mendohet se skema është e njëjtë. Dyshohet se këto mesazhe janë dërguar nga të huaj jashtë Shqipërisë, pasi teksti në gjuhën shqipe nuk është shumë i qartë.

“Janë dy tipologji mesazhesh. Aktualish domain e institucioneve shqiptare që përmenden që nuk janë të tyret zyrtare janë bllokuar dhe nuk mund të hapen në shtetin shqiptar. Por qytetarët duhet të bëjnë kallëzim në cdo moment që ne të kuptojmë kush janë faqet e tjera që t’i bllokojmë dhe ato.”

Sektori i Krimi kibernetik ka bërë të mundur tashmë bllokimin e adresave nga të cilat janë dërguar këto mesazhe. ndërkohë ka pasur edhe qytetarë që i janë drejtuar strukturave të policisë për ndihmë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com