Siç edhe ishte paralajmëruar nga deputetët e bashkangjitur me Rithemelimin e Sali Berishës, ata e kanë kthyer Kuvendin në një fushë beteje, ku kryefjala është kaosi dhe dhuna.
Pasi iu kanë marrë karriget deputetëve të PS dhe i kanë grumbulluar para foltores së Kuvendit, opozitarët kanë vijuar me zhurmën duke goditur tavolinat me grusht. Më tej ka qenë deputeti Ervin Salinaji, i ‘armatosur’ me tymuese të cilat i ka hapur në Kuvend, duke krijuar një tymnajë blu në sallë.
Pavarësisht kësaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e ka ndalur seancën. “Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre”,- tha Nikolla.
Pas votimit dhe kalimit të ligjeve nga mazhoranca, seanca parlamentare u mbyll.