Mes tymit dhe kapsollave, maxhoranca miraton për 8 minuta buxhetin e vitit 2024

Mes tymit dhe rrëmujës në Kuvend, maxhoranca miraton në tërësi me 74 vota pro dhe 4 kundër, buxhetin e vitit 2024. Theksojmë se kjo është ndër rastet e rralla kur buxheti kalon pa diskutime në Parlament.

Në nisje të seancës e cila zgjati vetëm 8 minuta, deputetët, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të Gazmend Bardhit janë përplasur me punonjësit e gardës, pasi kanë grumbulluar karriget para foltores.

Ndërkohë deputeti Bledjan Nallbati dhe Asllan Dogjani kanë ndezur tyemuese në sallën e Kuvendit, duke krijuar kaos. Ky i fundit u përjashtua nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com