Merreshin me lojëra fati të paligjshme, arrestohen tre shtetas në Lushnjë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë konstatuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E. M., duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com