Aventura e tre shqiptarëve, të cilët qarkullonin me një valixhe që mbartte 14 kg kokainë, në rrugët e Barcelonës, nuk ka përfunduar siç duhet.
Automjeti u ndalua nga agjentët e skuadrës antidrogë “Mossos” në lagjen Sant Martí dhe tre shqiptarët përfunduan në pranga pasi u zbulua lënda narkotike.
Makina e shqiptarëve ngjalli dyshime për agjentët pasi panë pasagjerët që bënë një shkëmbim. Pikërisht atëherë ata vepruan duke bërë një nga goditjet më të mëdha në rrugët e Barcelonës.
Droga, e cila mund të kalojë vlerën e 1 milionë eurove në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë brenda automjetit. Gjatë kontrollit në makinë janë sekuestruar edhe 4000 euro cash.
Hetimi për të sqaruar se nga vinte droga, ku duhej të shkonte dhe rolin e tre shqiptarëve të arrestuar është marrë përsipër nga Divizioni i Hetimeve Kriminale të rajonit të Barcelonës dhe specialistët e luftës kundër drogës.
/a.r