Një shtëpi 1-katëshe në fshatin Shtoj në Shkodër është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Raportohet se i moshuari 80 vjeç që mbeti i bllokuar në brendësi të banesës nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes mbërritën 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë zjarrfikës, të cilët punuan për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
/a.r