Merr flakë Ferrari i Elseid Hysajt, mbrojtësi i kombëtares ia hedh paq

Një tragjedi është shmangur në Itali. Makina tip Ferrari e mbrojtësit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Elseid Hysaj ka shpërthyer në flakë. Në momentin kur ka ndodhur incidenti, në mjet ndodheshin Hysaj dhe vjehrri i tij. Të dy kishin dalë xhiro për të provuar Ferrarin e blerë së fundmi.

Por papritur brenda makinës ka nisur një zjarr, megjithatë fatmirësisht të dy kanë mundur të shpëtojnë të padëmtuar dhe pa pasoja. Mendohet se zjarri ka ndodhur për shkak të një defekti prodhues në makineri, siç e ka konfirmuar edhe vetë Hysaj për mikrofonat “Messaggero“.

“Makina u përfshi papritur nga flakët, për fat askush nuk u lëndua, i shpëtuam rrezikut. Mund të ketë defekt në prodhim,”- është komenti i mbrojtësit të krahut të Biancocelestes.

Ende nuk dihet se si do të veprojë futbollisti shqiptar, nëse do të ankohet në kompaninë ku shpenzoi 160 mijë euro, pasi mjeti i rrezikoi jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com