Në një bisedë me Erjolën, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Meriton Mjekiqi ka folur për planet për të krijuar familje me të dashurën e tij Ilnisa Agollin, romancë që nisi në shtëpinë më të famshme. Madje ai shprehu dëshirën të bëhet sërish baba dhe mezi pret një bebush nga Ilnisa.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin
Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri
Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit
Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru
Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël
Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…
Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një qikush i vogël
Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë
Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla
Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave
Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef.
Meritoni: Si mundesh që të krahasosh dashurinë time me Ilnisën me shoqërinë tënde me Julin dhe me Rozën. E juaja është interes dhe e jona është ndjenjë.