Menduan se ishte profesori, por 70-vjeçari ishte student i Mjekësisë

Një 70-vjeçar nga Hong Kongu është diplomuar për Mjekësi, duke u bërë një nga studentët më të vjetër në botë.

Për CNN, ai ka treguar se kur shkoi për herë të parë si student, të gjithë në klasë menduan se ishte profesori. Por në fakt, Toh Hong Keng ishte një student si gjithë të tjerët që dëshironte të studionte për Mjekësi.

“Familja dhe miqtë e mi u befasuan. Disa nga miqtë e mi menduan se isha i çmendur që doja të studioja për mjekësi në këtë moshë”, tha ai.

Por 70-vjeçari ia arriti. Në muajin Korrik ai u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Mjekësisë PHINMA në Filipine.

“Nuk ishte gjithmonë e lehtë. Në moshën 65-70 vjeç, kujtesa, dëgjimi, shikimi dhe trupi im nuk janë aq mirë sa kur isha më i ri”, tregon Toh Hong Keng për CNN.

Pasi doli në pension, nuk e kaloi kohën si bashkëmoshatarët e tij. Por ai u “zhyt” në tekstet e anatomisë duke studiuar për fushën që dëshironte.

Vitet e studimit kanë qenë të lodhshme dhe të mundimshme, saqë shpeshherë ka menduar të dorëzohet. Por ai nuk hoqi dorë dhe me vendosmëri arriti të përfundonte studimet dhe të diplomohej për Mjekësi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com