Menaxhimi i pyjeve, ministri Mazniku: Bashkitë të bashkërendojnë punët me njëra-tjetrën

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku kanë marrë pjesë në prezantimin e aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve.

Ministri Mazniku është shprehur se nevoja për të pasur fokus specific tek pyjet është jetike, teksa ka thënë se bashkitë duhet të bashkërendojnë punët me njëra-tjetrën.

Mazniku shton se ka besim që nëpërmjet një programi kombëtar dhe një ushtrimi të elementëve koordinues mes bashkive, mund të bëjnë punë shumë të mira dhe ta vendosin në një rrugë të mbarë procesin e menaxhimit të pyjeve në këtë vit të rëndësishëm.

Arbjan Mazniku: Nevoja për të pasur fokus specifik tek pyjet është jetike. Mbyllëm një tur, ku me secilin prej kryetarëve të bashkive patëm diskutim të detajuar. Ka 3 arsye pse jo gjithmonë janë bërë planet e hartimit: Financat, burimet njerëzore, procedurat dhe mënyrën si shkojnë deri në këtë aspekt. Ne po mendojmë që të kemi një masë për të ndërhyrë në këtë çështje në mënyrë sistematike. Kemi një eksperiencë shumë të mirë me planet e përgjithshme vendore që kanë qenë udhërrëfyes në zhvillimin e territorit. Duhet ta përsërimim një eksperiencë të ngjashme me pyjet.

T’i gjendemi bashkive në planet e bashkive për administrimin e pyjeve. Ky program të ketë nivel të caktuar performance, të mbështeten ata bashki që janë të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë që të mos mbështesim ata që nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Ky është programi i parë, besoj se mbyllim nevojën akute për të ndërhyrë në këtë sektor. Problemi i dytë është bashkërendimi më i madh i punës mes bashkive në çështjen e shfrytëzimit të pyjeve. Bashkitë duhet të bashkërendojnë punët me njëra-tjetrën. Besoj se nëpërmjet një programi kombëtar dhe një ushtrimi të elementëve koordinues mes bashkive, mund të bëjnë punë shumë të mira dhe ta vendosim në një rrugë të mbarë procesin e menaxhimit të pyjeve në këtë vit të rëndësishëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com