Megi Pojani feston ditëlindjen, ndez rrjetin me foton +18

Për moderatoren Megi Pojani, dita e sotme është shumë e veçantë, pasi feston ditëlinindjen. Për të nuk munguan urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët, por njëra tërhoqi shumë vëmendjen.

Bëhet fjalë për një ripostim, ku një ndër miket e saj e kishte uruar me një foto. Megi shihet teksa ka ngritur njërën këmbë dhe tek të pasmet ka vendosur një figurë me shenjën +18 për ta mbuluar.

Kujtojmë se Megi aktualisht është duke drejtuar emisionin ‘Përputhen’. Ajo vazhdon të jetë tepër aktive në rrjetin social “Instagram”, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Ndërsa për ditëlindje, duket se ka zgjedhur të festojë me familjen, në një darkë private.

Por, ai urim që të gjithë jemi sy e veshë, është urimi nga i shumëpërfoluri si partneri i saj, Endri Çekiçi. Futbollisti ka uruar një mikun e tij pasi ka ditëlindjen në po të njëjtën ditë si Megi.

Ndoshta do të na duhet të presim dhe pak për urimin apo ia ka dedikuar në privat?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com