Mediu, thirrje aleatëve: Të ndërgjegjësojmë ndërkombëtarët për një kod të ri zgjedhor

Krijimi i Qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira është opsion i duhur politik për Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Patjetër që duhet një qeverisje kujdestare për zgjedhjet e cila të ndalojë burimet e shtetit për interesa zgjedhore. Të shkëpusë marrëdhënien e  shtetit me krimin e blerjeve të votave”, tha Mediu.

Por në intervistën për RTSH-në, Mediu shtron pikëpyetje për mënyrën sesi shkohet tek krijimi i kësaj qeverie, apo tek mjetet me të cilat opozita duhet t‘i imponohet mazhorancës për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Skeptik se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, apo do të ndryshojë kodin zgjedhor duke rikthyer koalicionet parazgjedhore, Mediu i kërkon aleatëve, të mos humbasin kohë duke pritur konsensus tek shumica, por ta gjejnë zgjidhjen tek ndihma që mund t‘i vijë nga faktori ndërkombëtar, falë një lobimi intensiv.

Ne mendojmë se jemi qendra e botës dhe se gjithsecili shikon se çfarë po ndodh në Shqipëri, por jo me situatën që ka sot, flas për situatën e Ukrainës apo Lindjen e Mesme, problemet e sigurisë nuk jemi në fokus. Mendoj që për ta sjellë në fokus, opozita, në mënyrë të organizuar duhet të flasë për çështjet problematike që ka vendi. Duhet një takim konstant me strukturat ekzekutive si edhe me ato politike. Nëse ka pasur një sukses opozita maqedonase para dhe tani është sepse kanë ditur të krijojnë një partneritet me faktorët ndërkombëtarë”, shtoi Mediu.

I sapokthyer nga punimet e asamblesë parlamentar të OSBE-së, kryerepublikani, Fatmir Mediu tha se kërkoi rritje të monitorimit për standartet e zgjedhjeve, sikundër për ecurinë e procesit të shqyrtimit të rekomandimeve te bëra për reformën zgjedhore nga faktori politik shqiptar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com