Ushtria iraniane është “ngritur në këmbë” pas uljes emergjente që helikopteri i presidentit iranina bëri në një zonë malore në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.
Autoritetet në Iran kanë nisur urgjentisht kërkimin për liderin Iranian, Ebrahim Raisi, por mjegulla dhe moti i keq vështirësojnë operacionin e kërkim shpëtimit.
“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.
Kjo u raportua në një përditësim nga TV izraelit Channel 12.
Ndërkohë agjencia iraniane e lajmeve, Fars, u ka bërë thirrje iranianëve që të luten për Raisin.
Helikopteri i presidenti bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.
Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.
63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.