Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit të fitores së Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.
Protothema.gr shkruan për zgjedhjet në Himarë, ndërsa kujton dhe faktin që Beleri është në burg.
ARTIKULLI
I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangelis Tavos, është fituesi i zgjedhjeve në Himarë, duke zëvendësuar Fredis Belerin, kryebashkiak i zgjedhur dhe tashmë eurodeputet që mbetet në burg.
Sipas njoftimit zyrtar, Tavo ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjikuria, i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41% (3400 vota).
Pas shpalljes së rezultatit, përfaqësuesit e zgjedhjeve të Omonia-s komentuan rezultatin, ndërsa thanë se; “Terrorizmi fitoi në Himarë”.
Nga ana e tij, Tavo në deklaratën e tij të parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikurisë, për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë. Kujtojmë se beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikurisë. Ky i fundit u mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare, ndërsa përballë kishte kandidatin nga Dropoli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangjel Tavo.