MEDIAT E HUAJA/ Klaneve mafioze shqiptare u kapen 11 ton kokainë në brigjet spanjolle

Kjo foto e shkrepur nga AFP më 12 dhjetor 2023 tregon gjithsej 11 ton kokainë në pako të mbështjella plastike nga dy konfiskimet e bëra nga policia në Valencia dhe Vigo. Artikuli është publikuar më pas edhe nga Euronews.com.

Kjo ishte kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si një portë për në Evropë për kokainën nga Amerika Latine dhe që nxjerr në pah fuqinë e të ashtuquajturit ‘karteli ballkanik’.

Njëmbëdhjetë ton kokainë të importuar nga organizata kriminale shqiptare janë sekuestruar në Spanjë në dy operacione, njoftoi të martën policia spanjolle, duke nënvizuar rëndësinë e mafias ballkanike në trafikun e drogës.
“Në një javë, ne kemi arritur të heqim 11 ton kokainë nga tregu”, tha në një konferencë për shtyp në Madrid, Antonio Martínez Duarte, kreu i Njësisë për luftën ndaj Drogës dhe Krimit të Organizuar të policisë spanjolle.

Droga e sekuestruar erdhi nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit dhe u gjet në kontejnerë që kishin mbërritur në portet e Vigos, në Galicia dhe Valencia.

Në operacionin e parë, policia në Vigo sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur në fileto peshku të ngrirë. Kjo ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si një portë për në Evropë për kokainën nga Amerika Latine.
Operacioni i dytë, në Valencia, rezultoi në sekuestrimin e 3.4 ton kokainë të fshehur në fund të kontejnerëve detarë.
Njëzet persona u arrestuan në këto dy operacione nga fundi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit.

Shumica ishin shqiptarë, por përfshinin edhe një kolumbian, një dominikan dhe disa spanjollë, duke përfshirë një sipërmarrës galician që përdorte biznesin e tij të importit të peshkut për të organizuar transportin e drogës.

“Të dy operacionet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. E vetmja lidhje mes tyre qëndron në faktin se ne besojmë se organizatat që qëndrojnë pas tyre janë me origjinë shqiptare”, tha Duarte, duke theksuar se mafiozët e Evropës Juglindore, me nofkën “Karteli ballkanik”, ishin me “lidhje shumë të ngushta për të gjitha forcat policore europiane”.
“Mafia shqiptare ka disa kohë që monopolizon transportin e drogës. Jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata janë vendosur në vendin e origjinës (Amerika Latine) dhe kontrollojnë transportin e drogës nga fillimi në fund”, ai shtoi.

Sipas Carlos Gómez, kreu i ekipit të luftës ndaj trafiqeve të lëndëve narkotike, kontrolli i trafikut të kokainës në Evropë ka ndryshuar duart.
“Ne kemi kaluar nga organizata hermetike, të mbyllura, si organizatat e vjetra kolumbiane dhe meksikane që kontrollonin të gjithë procesin, në organizata shumë më të hapura, të atomizuara, të ndërkombëtarizuara që shkojnë aq larg sa të krijojnë kooperativa kriminale për të ndarë burimet”, shpjegoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com