Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Sali Berishës: E pret burgu ose arresti shtëpiak!

Heqja e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha pas votimit sot në Kuvend, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Kuvendi votoi me 75 vota pro për t’i dhënë autorizimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të vijojë me ashpërsimin e masës ndaj Berishës, për t’i caktuar masën e arrestit shtëpiak apo atë me burg.

Mediat greke, protothema dhe ‘newsbeast.gr’ kanë publikuar artikuj për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se Berisha e cilësoi si një shkelje të rëndë të Kushtetutës ndërkohë që përpara janë 2 mundësi, arresti shtëpiak ose me burg i ish-kryeministrit.

“Ky vendim u shoqërua me protesta të forta të deputetëve të opozitës të cilët përmbysën karriget, ndezën bomba tymuese në sallë dhe brohoritën parulla! Vetë Berisha e quajti vendimin një shkelje kriminale dhe të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij në demonstrata të vazhdueshme të mosbindjes ndaj shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë Rama”, shkruan “Protothema.gr”.

“Ndaj tani ai përballet me dy mundësi: të caktohet masa e paraburgimit, gjë që është e vështirë pasi kalon kufirin e moshës që parashikon ligji përkatës, ose të vendoset në arrest shtëpie”- shkruan newsbeast.gr.

Ndërsa mediat amerikane Washington Post dhe Associated Press, shkruajnë se me mungesën e opozitës në Kuvend, nuk pati asnjë votë kundër heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com