“Më thirri Azem Hajdari”, Haxhia flet për shkarkimin: Nuk isha i butë me komunistët, refuzova që…

Ish-kryeprokurori Maksim Haxhia, ka folur në “Top Story” për shkarkimin e tij në Kuvend përpara disa vitesh. Ai shprehet se ishte koshient për këtë vendim, edhe pse thotë se e ndryshuan arsyetimin që zgjodhën.

“Për t’i mbajtur mend, i mbaj mend të gjitha, sikur i kam jetuar sot, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite. Por ajo ishte një veshje që i bënë arsyetimit të shkarkimit tim në Kuvend. Edhe pse unë qëndrova në Kuvend me koshiencë për t’u shkarkuar, sepse ishin shkëputur lidhjet, ishin vendosur sulme dhe pozicione të reja në krahasim me atë që më kërkuan të merrja në detyrë.

Jam shkarkuar për një fanatizëm e një eksperience dhe parimi profesional për të zbatuar ligjin. Më erdhi keq dhe u mundova që ta vendosja në shina të pavarura Prokurorinë Profesionale, por tradita e vjetër funksionoi dhe më mposhti.

Krisjet janë të shumta të them të drejtën. Madje unë me presidentin e kohës kisha marrëdhënie të shkëlqyer. Unë isha pedagog, nuk isha i butë me komunistët dhe isha zv.dekan. Më ka thirrur tre herë për t’u bërë ministër i mbrojtjes, por unë me atë pasionin për drejtësinë, thashë çlidhje kam unë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe refuzova në mënyrë kategorike. I ndjeri Azem Hajdari, duke qenë studenti im në Fakultetin e Drejtësisë, më kërkoi që të isha prokuror i përgjithshëm”, tha Haxhia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com